Lajmet e fundit

Mesut Ozil ka bërë me dije se nuk e ka fare për ngut vazhdimin e kontratës me Arsenalin, duke thënë se e ardhmja e tij do të vendoset pas Euro 2016.
Gjermani kishte nënshkruar me Arsenal për 42.5 milionë funta, kur nga Real Madrid kishte kaluar në vitin 2013 në Emirates Stadium.
Ai është cak i thashethemeve që tash se këtë verë mund të largohet nga The Gunners.
Madje raportohet se ka sugjeruar drejtuesit e klubit që të nënshkruajnë emra të mëdhenj në afatin kalimtar në mënyrë që klubi të jetë pretendent për tituj, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.