Lajmet e fundit

Mesfushori gjerman i Arsenalit, Mesut Ozil në ndeshjen ndaj Chelseas ka arritur shifrën 100 të ndeshjeve të zhvilluara nën fanellën e klubit nga Londra, prej kur u transferua nga Real Madrid.
Në këto 100 ndeshje Ozil ka arritur që të asistojë plot 37 herë, gjë për të cilën edhe njihet ai, kurse portën ka arritur që ta gjejë 17 herë.
Ozil ka një mesatare prej 83 minutave e 50 sekondave lojë që përfshirë në total janë 8,383.
Ai drejt portave kundërshtare ka gjuajtur 93 herë e është ndëshkuar shtatë herë me karton të verdhë dhe asnjëherë nuk është përjashtuar me të kuq.
Ai është futbollisti i 59-të që ka arritur të zhvillojë 100 ndeshje nën udhëheqjen e Arsene Wenger, kurse është futbollisti i 211 që ka arritur këtë shifër në histori të klubit, transmeton Klan Kosova.