Lajmet e fundit

Mesut Ozil beson se Arsenal ka çka i duhet për secilin kundërshtarë që përballet me të. Këtë gjermani e ka thënë para derbit të së shtunës kur ata ndeshen me Manchester United.
Skuadra e Wenger është e katërta në Premier League me gjashtë pikë më shumë se Djajtë e Kuq dhe Ozil beson që ata do të shkojnë edhe më përpara duke mposhtur United në Old Trafford.
“Kemi kualitetin për të mposhtur çdo ekip dhe kjo është ajo që po duam ta tregojmë sivjet”.
“Na duhet të fitojmë çdo ndeshje, të marrim më shumë pikë, sidomos ndaj ekipeve të mëdha, ashtu si bëmë kundër Chelsea”, ka thënë Ozil.
Ai ka shtuar se duhet të fitojnë çdo pikë që në fund ta dalin për parët./Klan Kosova/