Lajmet e fundit
Gjiganti spanjoll është i interesuar ta transferojë gjermanin në fund të edicionit, ndaj qysh tani ka vënë kontakte, për të nënshkruar parakontratë në janar

Atletico Madrid ka vënë kontakte me mesfushorin e Arsenal, Mesut Ozil, për të shikuar mundësinë e një transferimi gjatë verës.
Kontrata e gjermanit skadon në fund të edicionit, që ia bën të mundur të nënshkruajë parakontratë me skuadrën e tij të re në janar.
Atletico do t'i ofrojë Ozil pagë prej 220 mijë eurosh në javë, që është më e vogël se ajo që merr tani tek Topçinjtë, ku paguhet 350 mijë euro në shtatë ditë.
Por Ozil mund të tundohet të kthehet në Madrid, pasi në Santiago Bernabeu pati kaluar disa edicione të suksesshme.