Lajmet e fundit
Dirigjenti, që për Los Blancos luajti për tri vjet, nuk e ka përjashtuar mundësinë e kthimit në Madrid

Mesut Ozil ka refuzuar të përjashtojë mundësinë e kthimit tek Real Madrid, pas spekulimeve për të ardhmen e tij.
Gjermani u largua nga Madridi më 2013, duke u kthyer në figurë kyçe në Emirates Stadium.
Kontrata e tij me Arsenal skadon në verën e vitit 2018 dhe bisedimet për zgjatjen e saj nuk janë treguar të frytshme.
"Kthim në Madrid? Jam shumë i lumtur që luaj për një skuadër si Arsenal".
"Madridi është skuadër e madhe me lojtarë të shkëlqyeshëm. Tifozët e Realit ende më respektojnë. Shumë nga ta mër kërkojnë të kthehem".
"Kam vetëm kujtime të mira nga koha ime tek Reali".