Lajmet e fundit
Transferimi i ri i Manchester Unitedit, Bastian Schweinsteiger, ka nevojë për kohë në mënyrë që të përshtatet sipas mesfushorit të Arsenalit, Mesut Ozil.

Mesut Ozil beson se bashkëlojtari i tij në kombëtaren gjermane, Bastian Schweinsteiger, po gjykohet pa të drejtë për paraqitjet e tij të para me Manchester Unitedin.
Debati ka shkuar në nivele të tilla sa diskutohet nëse 31 vjeçari është fizikisht i gatshëm për të përballuar presionin.
Por, Ozil nuk ka dyshime në kapitenin e Gjermanisë, ndërsa thotë se ai shpejtë do t’i dëshmojë të gabuar të gjithë kritikuesit.
“Gjykimi që po i bëhet atij(Schweinit) është i padrejtë”.
“Atij i duhet kohë që të përshtatet. Jepini pak kohë”.
“Basti e ka treguar vlerën dhe të qenit lider në Kupën e Botës”.
“Kurdo që gjykohet ai gjykohet gabimish”.