Lajmet e fundit

Mesfushori kreativ i Arsenal, Mesut Ozil ka thënë se e admiron trajnerin e ri të Real Madrid, Zinedine Zidane, por që ka insistuar se nuk e ka në plan një rikthim në Santiago Bernabeu.
Gjermani është larguar nga Santiago Bernabeu në vitin 2013 ku është bashkuar me Arsenal, skuadër në të cilën është bërë figurë kyçe.
Është raportuar kohën e fundit se Ozil është duke konsideruar largimin nga Arsenal, duke u thënë se ai e ka humbur durimin karrshi trajnerit Arsene Wenger.
Por që 27 vjeçari i ka mohuar të gjitha thashethemet duke shtuar se nuk e ka në plan ikjen nga Emirates Stadium, transmeton Klan Kosova.