Mesfushori Mesut Ozil ka takuar Presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan në aeroportin “Ataturk” të Stambollit dhe ka ftuar atë personalisht në dasmën e tij.
Futbollisti Ozil edhe më parë është takuar me Presidentin Edrogan, takim ky që nxiti reagime të shumta nëpër rrjetet sociale, shkruan Fourfourtwo, transmeton Klan Kosova.
Ozil i cili i doli në mbrojtje këtij takimi ka marrë kritika ksenofobie, gjë që përfundoi edhe me largimin e tij të parakohshëm nga skuadra kombëtare gjermane.
Në videon e mëposhtme mund ta ndiqni takimin e parë të Ozilit me Erdoganit që u zhvillua gjatë verës së vitit të kaluar.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.