Lajmet e fundit

Organizatori i lojës te Arsenal, Mesut Ozil ka thënë se gjithçka është e hapur sa i përket të ardhmes së tij.
Ai ka thënë se asgjë nuk varet nga Arsene Wenger, nëse ai do ta vazhdojë kontratën me skuadrën nga Emirates Stadium.
“Çdo gjë është e hapur”.
“Kemi pasur bisedime me Arsenal. Tash jam i fokusuar në sezonin e aktual”, ka thënë Ozil për Bild.
“Wenger ka qenë një nga arsyet kryesore që kam ardhur në Arsenal. E di se nganjëherë gjërat shkojnë shpejtë në futboll dhe se nuk mund të planifikoni asgjë”, ka pohuar ai.
Ai ka shtuar se do të ishte gabim, sikur të thuhej se e ardhmja e tij varet nga trajneri.