Lajmet e fundit
Mesfushori është i bindur se Gunners mund të vazhdojnë me fitore edhe të mërkurën.

Mesut Ozil ka thënë se Arsenali është i bindur në fitore ndaj Liverpoolit të mërkurën në Premierligë.
Arsenali është në pozitën e parë në ligë me 42 pikë nda 20 ndeshje – dy pikë më shumë se Leicester City, ndërsa Liverpooli është i teti.
Arsenali e mposhti Mancheser City dhe United më herët këtë sezon dhe Ozil nuk ka dyshime se do t’i mposhtin edhe Reds.
“Kur luan kudër skuadrave të mëdha dhe fiton me rezultat të thellë të jep shumë vetëbesim”.
“Nëse e shikon sezonin deri tani, e sheh që jemi në rrugën e duhur. Vetëbesimi nuk na mungon. Kemi skuadër të mirë dhe e dimë këtë gjë. Besojmë në veten tonë”.
“E dimë që mund ta mposhtim Liverpoolin, por edhe forcën e tyre e njohim”.