Lajmet e fundit
Ish-lojtari i Liverpool, Michael Owen ka thënë se ikja e Sterling nga Liverpool është vetëm çështje kohe.

Por ai ka deklaruar se me largimin e tij skuadra nga Anfield nuk do të dobësohet aq shumë, pasi sipas tij Sterling nuk është lojtar i nivelit të Suarez.
“Mendoj se ai është lojtar shumë i mirë. Por kujtoni se Liverpool vitin e kaluar humbi Suarezin, ai është i pazëvendësueshëm. Një lojtar ai rrallë se gjendet. Por nëse Liverpool e humb Sterling, mund ta zëvendësojë përsëri” ka thënë Owen.
Vlera e Sterling sillet rreth 50 milionë euro, ndërsa favorit për ta transferuar atë deri tash janë Manchester City.