Lajmet e fundit

Michael Owen ka thënë se Liverpooli nuk performoi mirë përgjithësisht, sidomos në pjesën e dytë të takimit.
Reds dështuan të fitojnë në finalen e Ligës së Europës ndaj Sevilla, pasi u mposhtën 1-3, megjithëse pas pjesës së parë ishin në epërsi prej një goli.
Por Owen mendon se nga e gjithë skuadra, Moreno ishte lojtari që bëri më shumë gabime të cilat i kushtuan Liverpoolit.
“Në kësi ndeshje ju nuk duhet të bërë gabime të vogla, e lëre më tre ose katër për një pjesë të lojës. Moreno është fajtor për humbjen e Liverpoolit sonte”.