Lajmet e fundit

Michael Owen ka kritikuar Zlatan Ibrahimoviq, për punën që po bën në fushë.
Suedezi është treguar i rëndësishëm për Manchester United, por kjo nuk i ka lënë përshtypje anglezit.
Ai nuk ka ngurruar ta kritikojë për të qenit statik në fushë, që po reflektohet në lojën e skuadrës.
“Lëvizjet e tij më lënë pak të zhgënjyer për shkak të lartësisë. Ai qëndron larg pjesës tjetër të skuadrës dhe thjesht pret t’i mbërrijë topi”.
Kjo ra shumë në sy gjatë pjesës së dytë kundër Zorya. Në këtë ndeshje të Ligës së Europës u pa në disa zona, të cilat e mbanin në heshtje”.