Është dorëzuar në Gjykatën Speciale peticioni kombëtar për lirimin e çlirimtarëve.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga OVL e UÇK-së, transmeton klankosova.tv.
“Edhe zyrtarisht, sot u dorëzua peticioni kombëtar në Gjykatën Speciale, kundër padrejtësisë që po ndodh ndaj ish-krerëve të UÇK-së”, thuhet në njoftim.
Kreu i kësaj organizate, Hysni Gucati kishte bërë të ditur se 200 mijë nënshkrime nga shqiptarët anë e kënd globit janë hedhur për këtë peticion.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.