Lajmet e fundit
Tulipanët rrezikojnë të mbeten jashtë Euro 2016-ës, pro ish lojtari i Arsenalit s’është i shqetësuar për këtë gjë.

Marco Overmars nuk është i befasuar nga rënia e kualitetit të Holandës, sepse thotë se kombëtarja kalon periudhë të tillë një herë në çdo dhjetëvjeçar.
Skuadra e Danny Blind është e katërta në kualifikimet për Euro 2016 dhe katër pikë nga nga dy ndeshjet e fundit për Turqinë do të jenë të mjaftueshme që të sigurojë Play-Offin, duke e lënë Holandën jashtë.
“Kjo ndodhë njëherë në 10 ose 12 vjet”.
“Në 2012-ën patëm probleme dhe nuk u kualifikuam në Kupën e Botës. E njëjta gjë ndodhi mes viteve 1982-1986”.
“Ndonjëherë gjithçka kthehet kundër teje. Pir, nuk jam i shqetësuar. Në gjashtë vitet e fundit kemi luajtur në finale dhe gjysmëfinale të Kupës së Botës”.
“Për momentin rezultatet janë jo të mira, por kjo s’do të thotë asgjë”.