Lajmet e fundit

Dukagjini ka njoftuar se ka bërë një goditje të madhe në afatin kalimtar.
Klubi nga Klina, ka njoftuar se futbollisti i tyre më i ri është Otto John, njëri nga sulmuesit më të miër të Superligës.
John ishte pjesë disa ekipeve të njohur në Kosovë dhe Shqipëri si: Prishtina, Trepça 89-të dhe Skënderbeu i Korçës.
Ai ka arritur që të shënojë tre herë në 10 ndeshje ndërkombëtare me ekipet që ka luajtur.
"Futbollisti nigerian vjen nga radhët e Prishtinës, ndërkohë që dikur ishte edhe pjesë e klubeve si Trepça ‘89 dhe Skënderbeu nga Korça. Sulmuesi John, ka luajtur edhe në garat ndërkombëtare me këto tri klube, ku në dhjetë ndeshje ka realizuar tri herë. Sezonin e kaluar John ka realizuar pesë gola dhe tani është përsëri nën urdhrat e kryetrajnerit z. Armend Dallkut".