Lajmet e fundit
‘Citizens’ janë futur në garë për shërbimet e mbrojtësit shumë të kërkuar të lakuriqvëve.

Nicola Otamendi është në shënjestrën e Manchester Cityt.
Skuadra e drejtuar nga Manuel Pellegrini duket se nuk është ende e ngopur me transferimet e sezoneve të fundit dhe po dëshiron që ende të forcojë radhët.
Për këtë qëllim , ata kanë bërë të qartë interesimin e tyre për argjentinasin që mendojnë ta vënë krah Vincent Kompany në mënyrë që vija e fundit të jetë sa më e konsoliduar.
City nuk është skuadra e vetme që ka shprehur interes për Otamendin pasi më herët edhe Real Madrid e kishte bërë këtë gjë, por vazhdimi i kontratës nga Sergio Ramos ka bërë që ‘Los Blancos’ të tërhiqen.