Lajmet e fundit
Mbrojtësi argjentinas është afër që të transferohet në Etihad Stadium.

Nicolas Otamendi është pranë nënshkrimit me Manchester Cityn.
Mediat angleze raportojnë se City dhe Valencia tashmë kanë marrëveshje për të transferuar mbrojtësin në ishull, si pjesë e një operacioni që përfshinë edhe mbrojtësin francez Mangala që pritet të përfundojë në Mestalla.
Otamendi ka qenë i lidhur me kalim tek skuadrat më në zë të Europës, përfshirë edhe Real Madridin.
Por, duket se 'Citizens' i kanë dalë përpara konkurrencës dhe për 40 milionë euro e kanë blerë mbrojtësin.