Piloti britanik Zak O’Sullivan ka rritur që të triumfoj në garën dramatike Feature në kuadër të kategorisë Formula 3.
Beteja për fitore në shtegun Austriak, Spielberg u zhvillua nga fillimi e deri në fund dhe garën e udhëhoqën në faza të caktuar plot katër pilot përcjell klankosova.tv.
Por ai që u tregua më i zgjuari doli të jetë O’Sullivan që me bolidin Prema Racing e mori fitoren krejt në fund.
Ai e la pas vetes liderin e kampionatit brazilianin Gabriel Bortoleto.
Teksa bashkë vendësi i këtij të fundit Caio Collet e kompletoi podiumin në Austri.
Bortoleto tani në kampionat ka tubuar 111 pikë, 36 më shumë se vendi i dytë që i takon suedezit Dino Beganoviç.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.