Piloti britanik Zak O’Sullivan e ka kompletuar fundjavën fantastike në kampionatin e Formula 3 në Hungari.
Ai të premten fitoi pozitën e parë startuese kurse të dielën me ekipin Prema Racing e kompletoi misionin duke triumfuar në shtegun Hungaroring përcjell klankosova.tv.
Se O’Sullivan do të jetë fitues i garës për shpërblimin e madh të Hungarisë nuk pati asnjë dilemë pasi udhëhoqi nga fillimi e deri në fund.
Për të kjo është fitorja e tretë këtë sezon në kampionatin e Formula 3.
Me këtë fitore O’Sullivan është ngjitur në vendin e dytë në renditjen e përgjithshme me 101 pikë, 43 më pak se lideri Gabriel Bortoleto.
Sido që të jetë ekipi Prema Racing pati ditë fantastike pasi piloti i dyte Din Beganoviq e zuri vendin e dytë.
Treshen e kompletoi Franco Colapinto me ekipin MP Motorsport.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.