Piloti britanik Zak O’Sullivan ka qenë më i shpejti ditën e premte në kualifikimet për pozitat startuese në Hungari në Formula 3.
Ai ishte i jashtëzakonshëm në minutat e fundit të kualifikimeve duke regjistruar kohën 1:31.091 që i siguroj atij "pole position" në shtegun Hungaroring, përcjell klankosova.tv.
Për O’Sullivan kjo është 'pole' i dytë në kategorinë Formula 3 teksa e para për të dhe ekipin Prema Racing në vitin 2023.
Dita doli të jetë fantastike për Prema Racig pasi piloti tjetër i tyre Dino Beganovic zuri vendin e dytë.
Treshen e kompletoi italian Leonardo Fornaroli me ekipin Trident.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.