Lajmet e fundit

David Ospina edhe zyrtarisht do të largohet nga Arsenali në fund të sezonit, për të kaluar te Napoli, raporton Tutto Mercato.
Kolumbiani ishte huazuar nga Topçinjtë në Serie A si zëvendësim për Alex Meret, dhe thuhet të mos ketë qenë aktivizuar në mënyrë që të mos vinte në shprehje një klauzolë automatike për blerjen e tij.
Sidoqoftë, klubi italian thuhet se është i kënaqur me portierin të cilin do ta transferojnë në mënyrë permanente sezonin e ardhshëm.