Lajmet e fundit

Portieri i Arsenalit, David Ospina ka refuzuar ofertat e klubeve tjera, vetëm që të vazhdojë me Arsenalin.
Ai do të mundohet që të fitojë betejën me portierin e ri të Arsenalit, Petr Cech për të zënë vendin e titullarit në vijën e portës.
“Ky është vendimi im. Kam pasur oferta por unë dua që të qëndroj këtu. Dua të bartë përgjegjësit e mia dhe të arrij lart me Arsenalin” ka thënë kolumbiani.
Portieri tjetër i Arsenalit, Szczesny përflitet se do të largohet në drejtim të Romës, ndërsa gjasat që kolumbiani Ospina të largohej edhe ashtu ishin minimale, transmeton Klan Kosova.