Lajmet e fundit

Portieri i Arsenal, David Ospina është duke e pëlqyer betejën për numrin një të portës në Emirates Stadium.
Ai thotë se i pëlqen rivaliteti me ish-portierin e Chelsea sepse kjo sipas tij i ndihmon që të japë më të mirën nga vetja.
“Duhet të tregosh se çka mund të bësh në stërvitje, duhet të jesh mentalisht shumë i fortë”.
“Unë garoj me Cech dhe të dy duam të luajmë. Kështu kjo është garë për një vend. Është i rëndësishëm ky rivalitet”, ka thënë Ospina.
Ai ka thënë se portieri cek është shumë i mirë.
“Jemi shumë të ngjashëm. Kjo na bënë që të ndjejmë frikën e garës, kështu që unë punoj aq sa mundem”, ka thënë Ospina./Klan Kosova/