Lajmet e fundit
David Ospina ka konfirmuar se ai është në bisedime më Fenerbahçen drejt një transferimi larg nga Arsenali.

Pavarësisht se ia zuri vendin Wojciech Szczesnyt si portieri i parë, e ardhmja e kolumbianit është në dyshim me arritjen e Petr Cech te Gunners.
Dhe tani duket se Ospina është i vendosur të largohet nga Arsenal kur ka me pak se një vit prej kur u bashkua me klubin anglez. 26 vjecari ka konfirmuar se agjenti i tij është në bisedime me klubin turk Fenerbahçe.
“Ata janë duke u marrë veshë me agjentin tim” tha ai.
“Për momentin mendja ime është vetëm tek Kolumbia.Unë nuk do ta tradhtoj ekipin tim,” u shpreh Ospina,raporton Metro.uk,transmeton Klan Kosova.