Lajmet e fundit

Trjaneri meksikan Juan Carlos Osorio, thotë se Javier Hernandez bëri mirë që e la Manchester United e shkoi për Bayer Leverkusen verën e kaluar.
Sulmuesi Hernandes, zgjodhi që të largohet nga Old Trafford për të shkuar në Bundesligë, pasi që ai u konsiderua si tepricë kuadroje nga menaxheri Louis van Gaal, dhe që atëherë, është shndërruar në figurë kyçe në Bay Arena.
Dhe Osorio është shumë i kënaqur që sulmuesi është shndërruar ndër më të mirët shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
“Vendimi i tij për të shkuar në Leverkusen, ishte në zgjedhje shumë e mirë. Edhe njëherë ai tregoi se është i gatshëm që t’i marrë vendimet e duhura”, ka thënë Osorio. “Klubi dhe ekipi janë shumë të kënaqur me kualitetin e tij”.