Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar shtetin ukrainas me rastin e shënimit të 30 vjetorit të pavarësisë.
Osmani përmes një postimi në Twitter ka dërguar përshëndetje për ukrainasit.
"Ndërsa Ukraina feston sot 30 vjetorin e pavarësisë së saj, unë i dërgoj përshëndetje të ngrohta Presidentit, Zelensky Yua dhe të gjithë ukrainasve", ka shkruar Osmani në Twitter.
Kujtojmë që Ukraina nuk bën pjesë në vendet që kanë njohur Pavarësinë e Kosovës, por pavarësisht kësaj, presidentja kosovare ka thënë se Kosova pret të punojë me Ukrainën në mënyrë që të promovojnë vlerat e dy popujve, njofton Klankosova.tv
"Republika e Kosovës pret që të punojë ngushtë së bashku për të promovuar vlerat që dy popujt tanë i duan: demokracia, liria dhe paqja", ka përfunduar Osmani.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.