Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar për Ditën e Çlirimit, Sherife Lutan, e cila u bë personifikim i vuajtjeve të refugjatëve kosovarë.
Osmani ka thënë se Sherifja është personifikim i qëndresës së popullit dhe kujtesë e eksodit të dhunshëm të shkaktuar nga regjimi gjenocidal serb më 1999, njofton Klankosova.tv.
“23 vjet më parë, Sherife Luta u bë personifikim i vuajtjeve të refugjatëve kosovarë. 23 vjet pas, sot ajo ishte e ftuara ime kryesore në manifestimin për ditën e çlirimit”, ka thënë Osmani.
“Sherifja është personifikim i qëndresës së popullit dhe kujtesë e eksodit të dhunshëm të shkaktuar nga regjimi gjenocidal serb më 1999. Ajo është një nga gratë tona stoike, të cilat nuk u dorëzuan në luftë, siç nuk dorëzohen as sot në paqe”, shtoi ajo.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.