Lajmet e fundit

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit.
E para e shtetit ka uruar agjërim të lehtë e të pranuar.
"Le të sjellë ky muaj i bekuar më shumë paqe në zemrat e secilit, më shumë mirësi dhe më shumë solidaritet në vepra. Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi me njëri-tjetrin".
"Uroj që sofrat tuaja të jenë të mbushura me begati e shtëpitë me harmoni!", ka shkruar Osmani në Facebook, transmeton Klankosova.tv.