Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në pritjen e Presidentit Begaj për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka uruar të gjithë shqiptarët kudo që janë, raporton Klan Kosova.
“Kënaqësi të marrë pjesë në pritjen e Presidentit Begaj për nder të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Gëzuar Shqipëri! Gëzuar shqiptarë kudo që jeni”, ka shkruar ajo.
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.