Komiteti Olimpik i Kosovës, mbrëmë ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për “Laureatët e Vitit” 2022.
Në këtë ceremoni prezente ishte edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Më e mira te femrat u shpall xhudistja, Distria Krasniqi, ndërsa në kategorinë e meshkujve këtë çmim e fitoi boksieri, Shpetim Bajoku.
Çmimi i trajnerit edhe këtë viti i takoi Driton Kukës.
Përfaqësuesja e vitit te meshkujt u shpall ajo e futbollit, ndërsa te femrat, përfaqësuesja më e mirë ishte e hendbollit.
Xhudisti Dardan Cena, i takoi çmimi shpresa olimpike te djemtë, ndërsa skitares Kiana Kryeziu, te vajzat.
Me çmime speciale janë nderuar boksierja Donjeta Sadiku, dhe futbollisti Vedat Muriqi.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.