Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka mandatuar zyrtarisht Albin Kurtin si kryeministër për të formuar Qeverinë.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani shkroi se i uron suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, raporton Klankosova.tv.
“Sot, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara!”, shkroi e para e shtetit. /Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.