Lajmet e fundit

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Finlandë.
Me homologun e saj, Alexander Stubb, ajo pati një diskutim të frytshëm mbi ndërtimin e marrëdhënieve edhe më të afërta mes popujve dhe shteteve tona.
Gjatë një konference të përbashkët për media, Osmani e lidhi këtë me historitë e ngjashme të të dy vendeve përballë shtypjes dhe luftës për liri.
“Si dy vende që kemi pasur vështirësi historike kundër shtypjes e dimë shumë mirë çmimin e lirisë dhe mu për këtë Kosova dhe Finlanda kanë qëndruar të palëkundura me Ukrainën që nga dita e parë e pushimit rus. Pra, vendet tona duhet të vazhdojnë të ngritin zërin kundër ambicieve territoriale të Rusisë dhe mendësisë imperialiste të saj, duke stabilizuar kështu edhe arritjet tona institucionale”, deklaroi ajo gjatë konferencë së përbashkët njofton Klankosova.tv.