Lajmet e fundit

Me këtë rast, Osmani tha se Kosova është mbledhur për të shprehur mirënjohjen institucionale ndaj një personaliteti të shquar të sportit dhe jetës publike, i cili me vizion, përkushtim dhe integritet ka dhënë një kontribut të çmuar edhe për shtetin e Kosovës.
“Sot jemi mbledhur për të shprehur mirënjohjen institucionale të Republikës së Kosovës ndaj një personaliteti të shquar të sportit dhe jetës publike, i cili me vizion, përkushtim dhe integritet ka dhënë një kontribut të çmuar edhe për shtetin tonë. Hasan Arat ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbështetjen e sportit ndërkombëtar dhe, në veçanti, në përkrahjen e vazhdueshme të Republikës së Kosovës”, tha ndër të tjerash Osmani. /Klankosova.tv