Sot ka ndërruar jetë aktori i njohur shqiptar, Enver Petrovci, një ndër figurat më të mëdha të artit dhe kulturës shqiptare.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, aktori Osman Azemi, i cili ka qenë student i Petrovcit, ka kujtuar me respekt të madh pedagogun e tij.
“Ngushëllime për të gjithë shqiptarët. Sot është një humbje e madhe për profesorin Enver Petrovcin. Për karrierën e tij jam shumë i vogël të flas, por e kam pasur nderin ta kem pedagog. Fjalët e tij edhe sot i rikujtoj gjatë jetës. Ai na pati thënë, ‘nëse s’mund t’ju bëj aktorë të mirë, të paktën do t’ju bëj njerëz të mirë", u shpreh Azemi.
https://youtu.be/HvADikArWwQ
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.