Lajmet e fundit

Drejtori sportiv i Napolit, Mauro Meluso, ka thënë që Victor Osimheni ndodhet në Nigeri për t’i zgjidhur disa probleme personale.
Asi nigerian raportohet që po ka telashe me motrën dhe bashkëshortin e saj, pasi ky i fundit ka pohuar në rrjete sociale që Osimheni e ka aranzhuar arrestimin e motrës së tij.
“Për shkak të problemeve personale, Osimhenit i është dhënë leje nga klubi që të kthehet në Nigeri”, ka thënë Meluso.
“Ai do të kthehet posa t’i ketë zgjidhur këto probleme, teksa po punon që ta rifitojë gatishmërinë e tij të plotë me ushtrime. Ai do të kthehet sa më shpejt që është e mundur”.