Sulmuesi nigerian, Victor Osimhen ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon me skuadrën e Napolit.
Ai ka qenë pikë e referencës në fazën e sulmit dhe shënimin e golave, përcjell klankosova.tv.
Prandaj shënimi i tij nuk mungoi as në ndeshjen e rëndësishme mbrëmë kundër Udineses që i solli edhe titullin para kohës Napolit.
Por, ai me këtë rast e barazoi edhe rekordin e ish-fituesit të Topit të Artë, George Weah.
Bashkë me këtë të fundit, ai tashmë është bërë futbollisti afrikan me më së shumti gola në Serie A - gjithsej 46.
Po ashtu, ai realizoi golin e 22 këtë sezon duke e barazuar edhe Samuel Eto’o si futbollisti afrikan me më së shumti gola brenda një sezoni. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe iOS
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.