Ceremonia e çmimeve Oscars nuk do të ketë nikoqir zyrtar këtë vit.
Këtë e bëri të ditur presidenti i ABC Entertainment, i cili transmeton ceremoninë e ndarjeve të çmimeve, njofton Klan Kosova.
Ai u tha gazetarëve televiziv se ceremonia e 24 shkurtit do të nxjerrë në pah të famshëm që prezantojnë çmimet dhe se ka pasur plane për "një hapje mjaft emocionuese" në transmetuesin televiziv.
Komediani Kevin Hart në dhjetor dha dorëheqje nga moderimi i ceremonisë së Oscars pasi u rishfaqën postimet homofobike.
https://www.youtube.com/watch?v=kqhVNZgZGqQ
https://www.youtube.com/watch?v=fDkXHWMNNmc
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.