Çmimi për filmin më të mirë në Oscars 2021 iu dha filmit "Nomaland" të regjisores kineze, Chloe Zhao.
Ky është njëri nga çmimet kryesore i kësaj ngjarje. Regjisorja pasi e mori çmimin ka falënderuar të gjithë njerëzit që i kanë takuar në rrugë.
"Faleminderit që na e mësuat fuqinë e rezistencës dhe shpresës dhe që na kujtuat se si duket mirësia e vërtetë", ka thënë Zhao.
"Nomaland" ka dalë i pari në listë me fitore në Oscars 2021, pas i ka fituar kategoritë kryesore atë të regjisë më të mirë, të aktores më të mirë dhe të filmit më të mirë, transmeton Klan Kosova.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.