Lajmet e fundit

Ish-mesfushori i Chelseas, Oscar, tashmë është ngopur duke luajtur në Azi dhe po e planifikon rikthimin në Premier Ligë, sipas 101 Great Goals.
Ai u largua nga Stamford Bridge janarin e kaluar, në një transfer që i kushtoi Shanghai SIPG rreth 50 milionë funte.
“Po do të kthehesha! Jam ende i ri, i kam 26 vjet”, tha Oscar në një intervistë të fundit.
“Kush e di, në dy a tre vjet të rikthehem në Premier Ligë”.
“Do të jem shumë i lumtur. Preferoj Chelsean, që hapi dyert për mua për një rikthim”.