Lajmet e fundit
Përfaqësuesi i Brazilit ka qenë I lidhur me një largim nga Stamford Bridge këtë afat kalimtar.

Oscar është përmendur se do të kalojë nga Chelsea në Juventus, por 23 vjeçari ka deklaruar se dëshiron që të vazhdojë me Chelsean.
Ai për Sky Sports ka thënë se nuk e ka ndërmend që të largohet nga klubi kësaj vere, duke shprehur dëshirën që të qëndrojë.
“Jam i lumtur te Chelsea, sezonin e fundit u pajtuam për nënshkrimin e kontratës së re. E dua këtë klub dhe dua të qëndroj” ka thënë Oscar.