Orlando Bloom po jep një vështrim të shpejtë në romancën e tij me Katy Perry!
Aktori 43-vjeçar postoi në Instagram një selfie me këngëtaren, për nder të ditëlindjes së saj të 36-të.
Në njërën prej fotografive, Orlando dhe Katy buzëqeshin ndërsa pozonin me piramidat e Egjiptit në sfond.
Në dy nga fotot, Katy shihet me flokë të zeza nga fillimi i lidhjes së tyre.
“Urime ditëlindja dashuria ime ??❤️ oh vendet ku do të shkojmë”, shkroi Orlando përkrah fotografive të shkëputura nga udhëtimet e tyre ndër vite.
Katy dhe Orlando e nisën marrëdhënien e tyre për herë të parë në janar të vitit 2016. Ata u ndanë rreth një vit më vonë para se të bëheshin sërish bashkë.
Çifti njoftoi për fejesën e tyre në Ditën e Shën Valentinit më 2019 dhe mirëpritën fëmijën e tyre të parë së bashku, vajzën Daisey, më 26 gusht 2020.

●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.