22.04.2017 · përditësuar para 3369 dite1 min lexim
Aktualisht është grup i vetëfinancuar, por ansambli “Rexho Mulliqi", po synohet të bëhet orkestër e kryeqytetit.
Mirëpo, kjo nismë, për momentin ka mbetur vetëm në letër, pasi këtë të premte, nuk u përkrah edhe nga opozita e Prishtinës, e që sipas asamblistit të LDK-së, Shefki Gashi, ndodhi për shkak të mosarsyetimit të kostos financiare, njofton Klan Kosova.
E për dokumentin e propozimit që u soll në Kuvendin Komunal, Gashi tha se mund të përdoret vetëm si tualet letër katolike.
Ky tani e ka edhe një shpjegim për përdorimin e kësaj shprehjeje.
Mirëpo, për udhëheqësin e orkestrës “Rexho Mulliqi”, Luan Durmishin, kjo deklaratë ishte shumë më shqetësuese sesa mosvotimi i propozimit.
Detajet tjera ndiqni në kronikën e gazetarit Halil Berisha.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.