Organizatorët e Olimpiadës së Tokios thanë se kanë provuar që të gjejnë zgjidhje për të inkurajuar atletet që ushqejnë foshnjat e tyre me gji.
E gjithë kjo erdhi pas një deklarate të një notare spanjolle e cila tha duhet ta linte foshnjën e saj që e ka në gji në shtëpi për shkak të kufizimeve me koronavirus, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
"Sapo dëgjuam se nënat që nuk ishin në gjendje të udhëtonin me fëmijët e tyre, ne thamë le të gjejmë zgjidhje”, u shpreh drejtori ekzekutiv i Lojërave Olimpike Christophe Dubi.
Organizatorët kanë thënë se një zonë në fshatin Olimpik është në dispozicion për atletët që të kalojnë në mënyrë të sigurt me fëmijët e tyre dhe për t’i ushqyer me gji fëmijët, por që këta të fundit duhet të qëndrojnë në strehim privat.
Notarja spanjolle Ona Carbonell përmes një postimi tha se ndihet në ankth pasi i duhet të udhëtonte pa burrin dhe djalin e saj, pasi ata detyrohen të hynë në karantinë në një hotel të veçantë.
"Që unë të shkoj dhe ta ushqej me gji Kai sa herë që ai ka nevojë unë do të duhet të largohem nga fshati Olimpik dhe të shkoj në hotel, duke rrezikuar shëndetin e ekipit tim", tha ajo.
Deri më tani lojërat të cilat u hapën zyrtarisht dje, kanë zbuluar 123 raste COVID-19, një numër prej tyre atletë që tani do të humbasin garat.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.