Organizatat dala nga Lufta e UÇK-së, kanë reaguar lidhur me vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara ndaj Pjetër Shalës, të cilët ia ulën dënimin nga 18 në 13 vjet burgim.
Këto organizata shprehin pakënaqësinë e tyre të thellë me vendimin e sotëm të Gjykatës së Apelit.
"Edhe pse dënimi është ulur, ne kemi pritur me bindje të plotë një vendim lirues, sepse besojmë në pafajësinë e bashkëluftëtarëve tanë, dhe në luftën tonë të drejtë për çlirim. Ky aktgjykim, në vend që të përmbyllë padrejtësinë, veçse e thellon bindjen tonë se kjo gjykatë ka karakter politik dhe nuk e trajton drejtësinë mbi baza të barabarta e të paanshme", thuhet në reagim transmeton Klankosova.tv.
Tutje në këtë reagim thuhet se UÇK-ja nuk ka nevojë të mbrohet nga e vërteta, e vërteta historike është në anën tonë, dhe bashkëluftëtarët tanë nuk do t’i nëpërkëmbë askush me procese të motivuara politikisht.
"Liria nuk gjykohet, ajo respektohet!", përfundon reagimi transmeton Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.