Një krater i ri është shfaqur në Hënë dhe ka mundësi të jetë krijuar kur misioni i paekuipazhuar i Rusisë Luna 25 u përplas në sipërfaqen hënore.
Zbulimi i kraterit erdhi nga imazhet e marra nga Lunar Reconnaissance Orbiter i NASA-s dhe u publikuan nga agjencia të enjten.
Krateri ka një gjatësi 10 metra dhe është krijuar 400 kilometra larg uljes së parashikuar të Luna 25, raporton CNN, transmeton KlanKosova.tv.
Anija kozmike Luna 25, zbarkimi i parë hënor i Rusisë në 47 vjet, u nis më 10 gusht dhe pritej të ulej pranë polit jugor të hënës disa javë më vonë.
Zyrtarët në Roscosmos thanë se shkaktar i mundshëm i përplasjes ishte dështimi i motorit.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.