Epidemitë kanë ekzistuar në kohëra të ndryshme! Në historinë moderne, ajo që mbahet mend si më e dëmshmja në vendin tone ishte Variola Vera e viteve te 70-ta.
Sikur sot edhe atëherë kishte heronj që i qëndruan në shërbim popullatës në luftimin e sëmundjeve. Një ndër ata njerëz është edhe Selajdin Krasniqi nga Prizreni. Kush është ai, si u luftuan epidemitë atëherë dhe shumëçka tjetër e mësoni përmes stories së Ardian Gaxherrit.
Mysafir i mëngjesit është Osman Azemi, komedian me të cilin flasim rreth "Oda e Stupcave".
Rrëfimet për super personazhe nuk ndalen këtu sepse e nesërmja vazhdon me boksierin Haxhi Krasniqi. Jeta e tij sportive e private shpalosen përmes reportazhit të realizuar nga gazetari Kron Sadiku në Augsburg të Gjermanisë.
Hapini sytë me Ora Shtatë në Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.