PDK, LDK dhe AAK nuk janë pajtuar për të votuar procedurën e propozuar për Projektbuxhetin e vitit 2026, që është paraparë të hidhet në votim për lexim të parë në Kuvend.
Lëvizja Vetëvendosje propozoi që të shmangen afatet procedurale, por opozita nuk e mbështeti dhe e kritikoi.
Kësisoj, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu i ftoi shefat e grupeve për diskutim të shkurtër. /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.