Lajmet e fundit

Duke folur në emisionin "Ora 7" në Klan Kosova, Bytyqi tha se opozita nuk ka arritur të ofrojë një alternativë të besueshme politike për qytetarët.
“Sipas mendimit tim, kanë dështuar pothuajse të gjitha partitë opozitare, si në konceptimin politik ashtu edhe në alternativën që kanë ofruar për këto zgjedhje. Vota e madhe për Lëvizjen Vetëvendosje ka disa elemente treguese, dhe njëri prej tyre është fakti se opozita nuk është perceptuar si shpresë dhe nuk ka arritur të kapitalizojë zhgënjimin dhe pakënaqësinë e qytetarëve, e cila kishte nisur që më herët me qeverisjen Kurti”, tha Bytyqi./Klankosova.tv