Demokratët kanë mbledhur forcat për të protestuar sërish sot poshtë zyrës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama.
Top Channel raporton se protesta e pestë kombëtare e opozitës nuk do të ketë fjalime, por demokratët do flasin më shumë me akte.
Ndryshe nga protestat e mëparshme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit qarkullimi i automjeteve vijon normalisht, ndërkohë që organizatorët e protestës së PD nuk kanë vendosur podium, transmeton Klankosova.tv.
Dyert e Kryeministrisë janë blinduar, ndërkohë është mbuluar dhe stalacioni i dritave. Rreth Kryeministrisë po vendoset gardh metalik.
Ndërkohë Policia e Shtetit nuk ka marrë përsipër garantimin e zhvillimit të tubimit, sipas tyre kjo nisur nga incidentet e dhunshme të ndodhura gjatë tubimit të mëparshëm.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.